Logoja e “Vitit të Skënderbeut” bëhet e detyrueshme për të gjitha shkresat zyrtare

843
Viti 2018 është shpallur “Viti i Skënderbeut”. Pikërisht në këtë fundvit vjen edhe një vendim i veçantë. Në zbatim të këtij vendimi për të pasur një “mot të Skënderbeut” në vitin 2018, Këshilli i Lartë i Arkivave ka miratuar të enjten një vendim për të ndryshuar modelet e dokumenteve administrative e shtetërore, të cilat do të përmbajnë dhe logon zyrtare të “Vitit të Skënderbeut”. Vendimi është i detyrueshëm për zbatim në të gjithë administratën shtetërore. Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018. Të gjitha institucionet kanë marrë urdhër për të vënë në zbatim vendimin e marrë. Kjo do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2018. Pra të gjitha shkresat zyrtare do të shoqërohen me logon përkatëse të miratuar tashmë.
Sigal