“Llumi” korruptiv i “lumit” të 33 mijë tenderëve, të shitur klientelisht në pazare me shtetarët

588
Përparim HALILI
Duhet hapur dosja e tenderëve, nëpërmjet të cilëve bandat e shtetarëve po zhvatin fondet publike pa u prekur nga ligji
Vazhdon batërdia me tenderët publikë me fondet taksa shqiptarësh dhe borxhe të huaja e publike, të cilat shlyhen prej shqiptarëve, duke u lënë peng nga një qeverisje në tjetrën. Këto tenderë që maskohen pas shërbimesh e investimesh publike, por që realisht janë burim të ardhurash abuzive për shtetarë e pronarë firmash private, të cilët në shkëmbim të pagesave të ryshfeteve që japin tek drejtuesit e institucioneve dhe shtetarët e lartë, të cilët urdhërojnë dhënien e tenderëve për klientë të paracaktuar. Sot, po publikojmë, disa raste të tjerë tenderësh abuzivë, të cilët zhvillohen e finalizohen duke ua dhënë si “qoka” të majme financiare familjarëve, të afërmeve dhe paguesve të tyre. në këtë “lum” tenderësh që publikohen e zhvillohen çdo ditë në gjithë administratën dhe shërbimet publike, bie në sy fakti, që shumë prej këtyre tenderëve anulohen edhe deri në 10 herë, deri sa të shpallet fituese firma që është paracaktuar, ose deri sa i përzgjedhuri të paguaj ryshfetin 2- e 30% tek drejtuesit shtetërorë ose politikë që urdhërojnë dhënien e tenderit. mendojmë, se duhet hapur dosja e tenderëve, nëpërmjet të cilëve bandat e shtetarëve që ikin e vijnë nëpër zyra e institucioneve, vazhdojnë të zhvatin fondet publike pa u prekur nga ligji. Nga një raport i hetimit financiar të bërë prej organeve të specializuara, rezulton buxheti i shtetit është përpirë nga “llumi” korruptiv i “lumit” të 33 mijë tenderëve, të sajuar qëllimisht për përfitime, të zhvilluar fiktivisht, të pa realizuar praktikisht si shërbime investime, të shitur klientelisht në pazare me shtetarët. Sot po publikojmë disa raste të tjera…

Gjendja Civile, 300 milionë lekë për mirëmbajtjen e linjës së internetit, blerja e internetit 100 milionë 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Punëve të Brendshme, Adresa Sheshi “Skënderbej”, nr.3 
2. Lloji i procedurës: “Procedure e hapur” 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Mirëmbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i portalit të regjistrit kombëtar të gjendjes civile ” 
4. Fondi limit: 24.995.000 (njëzet e katër milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë ) lekë pa tvsh. 

Bashkia Korçë, tender 10 milionë lekë për dru zjarri, ngrohje për çerdhet e fëmijëve, në… muajin prill

BASHKIA KORÇË
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse te Arsimit dhe Çerdhes, Adresa Rr.”Dhimitër Denasi” Korçë, Tel/Fax +355698393999 — +35582243007 
2. Lloji i procedurës: Procedurë me negocim pa shpallje(shtesë kontrate) 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: ”Blerje Dru zjarri 300 m.st” për plotësimin e nevojave të fillimit të vitit 2017. 
4. Fondi Limit: 870.000 (tetëqind e shtatëdhjetë mijë)lek pa t.v.sh

Gjithë rrugët e Bashkisë Klos kushtojnë 900 milionë lekë, hyrja e qytetit 1.2 miliardë lekë

BASHKIA KLOS 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Klos, Adresa Klos-Mat, Tel/Fax 028760100 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedure e hapur. 
3. Objekti i kontratës: Ndërtimi i Bypass-it te qytetit Klos” 
4. Fondi limit: 98 151 530 (Nëntëdhjete e tetë milionë e njëqind e pesëdhjetë e një mijë e pesëqind e tridhjete e tre) Leke pa Tvsh, (nga te cilat 29 445 460 Leke pa Tvsh Financim viti 2017) 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 15 muaj nga lidhja e kontratës. 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 10.04.2017 Ora:1000. 
7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 10.04.2017 Ora:1000. 

Leskovik, qendra e qytetit e ndërtuar 4 vite më parë me 3 miliardë lekë, do ndërtohet përsëri me 500 milionë lekë

BASHKIA KOLONJË 
1. Autoriteti kontraktor,adresa,nr.tel: Bashkia Kolonjë ; Sheshi Rilindja: Nr.Tel:08122225 ;22 32 
2. Lloji i procedurës së prokurimit është: Procedurë e Hapur,PUNE,prokurim me mjete elektronike. 
3. Objekti i prokurimit: “RIKUALIFIKIMI I QENDRËS SË QYTETIT LESKOVIK” 
4. Fondi limit 42 133 115 (Dyzeteedymilionenjeqindetridhjeteetremijeenjeqindepesembedhjete) lekë pa TVSH 
5. Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit në zbatim të vendimit nr.8, datë.13.02.2017 për shpërndarjen e financimit për projektet,thirrja e katërt për vitin 2016 te grandit “ Infrastruktura vendore dhe rajonale ”.

Pyetje që kërkon hetim nga shërbimi i Anti-Krimit Ekonomik Financiar: “Përse anulohen nga 5-10 herë, këto tenderë?”

QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE 
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton anulimin e procedurës së prokurimit të shpallur në sistemin elektronik të APP-së me objekt: “Sigurimi i ndërtesës, zyrave, aseteve të paluajtshme dhe të luajtshme të QKUM-së. Anulimi i kësaj procedure bëhet në përputhje me LPP dhe RRPP për shkak se operatori ekonomik i paraqitur nuk arriti të paraqesë dokumentet sipas DSTT-ve. 
BASHKIA ROSKOVEC 
Autoriteti Kontraktor, Bashkia Roskovec njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për propozim” me objekt “„Shërbim transporti për mësues dhe nxënës në shkollat e Bashkisë për periudhën mars-nëntor 2017” me fond limit prej 4 938 750 (katër milionë e nëntëqind e tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë (pa tvsh), Anulohet për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë operator ekonomik pjesëmarrës. 
SHËRBIMI GJEOLOGJIK SHQIPTAR 
Vendim i anulimit te procedurës së prokurimit: “ Shërbim Konsulence” – Me mjete elektronike për objektin e prokurimit : “Hartimi i projekt-preventivit të punimeve për ndërtimin e objektit të ri (Godinë 3-Kat), për Laboratorin e Gjeologjisë dhe ambiente të tjera ndihmëse për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, si dhe ndjekja e procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit“, për arsye te problemeve ne sistemin e app. 
BASHKIA KURBIN 
Për anulimin e procedurave tenderike për procedurën me objekt “Blerje rimorkiatori, për agjencinë e bordit të kullimit”, Bashkia Kurbin me fond limit 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) lekë anulohet pasi nuk pati asnjë operator të kualifikuar. 
ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura kërkesë për propozim me objekt “Shërbim i mirëmbajtjes se autoboteve tip ‘Renault’ e zhvilluar ne date 23.01.2017 ora 10.00, për mungese konkurrence. Nuk u kualifikua asnjë nga ofertat e paraqitura ne tender.
BASHKIA MALIQ 
Autoriteti Kontraktor, Bashkia Maliq njofton se Procedura e Prokurimit “Kërkesë për propozim” – Prokurim Elektronik, me objekt : “Transportin e mësuesve dhe të nxënësve të Bashkisë Maliq, Maj-Dhjetor 2017”, me fond limit 7.445.367 (shtatë milionë e katërqind e dyzet e pesëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH e zhvilluar në datën 10.03.2017 ora 11:00, anulohet pasi nuk ka marrë pjesë asnjë operator ekonomik.
BASHKIA PATOS 
Autoriteti Kontraktor “Bashkia Patos”, njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekt “Shpim i dy puse uji “ zhvilluar më date 27/02/2017 ora 11:00, anulohet, për arsye se nuk u kualifikua asnjë operator ekonomik nga KVO-ja.
ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura kërkesë për propozim me objekt “Blerje gize verxhino” e zhvilluar ne date 13.03.2017 ora 10.00, për mungese konkurrence. Nuk u paraqit asnjë oferte.
Sigal