Llalla nga Shkodra: Droga në Lazarat e Dukagjin nuk ka lidhje me ISIS

648
I ka qëndruar deklaratës së tij se asnjë element kriminal nuk është i lidhur me grupet ekstremiste dhe publikimet e ditëve të fundit janë vetëm hamendësime periferike të medias.
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Shkodra shprehu edhe njëherë tjetër konstatimin e bërë nga prokuroria Shqiptare.
“Nga hetimi s’rezultoi lidhje e drogës në Lazarat dhe Dukagjin me ISIS. Janë vetëm hamendje periferike e mediave të huaja”.
Hetimet proaktive të prokurorisë në Lazarat dhe Dukagjin hedhin poshtë edhe aludimet se kanabisi Shqiptar financon ISIS shtoi Llalla.
Për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se po punohet intensivisht dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera po shkohet drejt zbardhjes së këtyre ngjarjeve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
I pranishëm në analizën vjetore të prokurorisë së Shkodres, e cila ka nën juridiksion prokuroritë e qarqeve, Shkodër, Lezhë dhe Kukës, Llalla gjatë takimimit me dyer të mbyllura deklaroi se kryesisht në zonat malore, mbetet problematike evidentimi i kultivuesve të lëndës narkotike.
Pavarësisht operacioneve periodike policore, nuk janë zbuluar personat përgjegjës për këto vepra penale dhe prandaj ai kërkoj shqyrtim te çdo informacioni dhe hetime proaktive për këto raste, me qëllim zbulimin e autorëve, por edhe të personave zyrtarë që mund t’i mbështesin.
Gjithashtu prokuroria e Lezhës duhet të vijojë të jetë më aktive, kryesisht në evidentimin e rasteve të falsifikimit të pronave, si dhe të dëmtimit të pyjeve.
Nga ana e Prokurorisë së Kukësit kërkohet rritja e numrit të hetimeve proaktive, kryesisht për veprat penale në fushën e kontrabandës dhe të krimeve të tjera financiare.
Sigal