Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

172
Sigal

Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është liruarr nga detyra prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.

Në vend të tij, Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e Ali Hallaçit. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimi

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.