Lirimi i Lul Berishës, Prokuroria: Do të bëjmë rekurs

549
Sigal

Lirimi i kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka
shkaktuar reagime të shumta për këtë vendim gjyqësor.

Nga ana
tjetër, Prokuroria do të bëjë rekurs për të rikthyer në burg Lul Berishën që u
la i lirë nga Apeli i Durrësit.

Zyra
për shtyp e Prokurorisë së Përgjithshme, e kontaktuar nga Vizion Plus, deklaroi
se është në pritje të zbardhjes së vendimit gjyqësor dhe më pas do të ndërmarrë
hapat e nevojshme për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Lulzim
Berisha është dënuar për vrasje dhe trafik droge në vitet 2000. Ai ka kryer 3/4
e dënimit prej 25 vitesh burg, duke u liruar me kusht, pra me arrest shtëpie.

Lulzim
Berisha duhet të mbajë kontakte me zyrën vendore të shërbimit të provës.