Liqeni i Viroit del nga shtrati, uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, vijon çarja e tokës te pallati pesë katësh

48

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme edhe në Gjirokastër.

Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, ndonëse deri më tani nuk ka bllokim të rrugës nacionale.

Ndërkohë, nga ujërat që kanë vërshuar rrugëve është bërë e pakalueshme rruga e Zhulalit. Gjithashtu, prurjet e Drinos dhe Vjosës janë pranë nivelit maksimal.

Situata mbetet shqetësuese në pallatin pesëkatësh, në lagjen “Punëtori”, në Gjirokastër, ku rrëshqitjet dhe çarjet e tokës kanë nisur edhe gjatë natës, duke alarmuar banorët.