Linja e autobusëve Tiranë-Durrës rrit çmimin e biletës, ja sa do të paguajnë qytetarët

175
Sigal

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. Bileta tani kushton 180 lekë nga 150 që ishte.

Kjo është rritja e dytë e çmimit brenda pak kohësh. Më herët bileta për të udhëtuar nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas kushtonte 130 lekë, ndërsa për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, udhëtarët paguanin 150 lekë.

Sakaq, rritja e fundit rëndon edhe më shumë xhepat e qytetarëve. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.