Ligji antikushtetues i kryeministrit u fali oligarkëve 1 miliardë e 200 milionë euro

466
Sigal

Një ligj antikushtetues i kryeministrit Rama u dhuroi qindra milionë euro disa biznesmenëve duke ia marrë buxhetit të shtetit. Këtë ligj e ktheu presidenti Meta si ligj antilkushtetues, por qeveria dhe parlamenti e miratuan.

Bosët e bizneseve të mëdha në Shqipëri e kanë shfrytëzuar në maksimum përgjysmimin e tatimit mbi dividentin duke shpërndarë masivisht fitimet e mbartura prej vitesh në bizneset që ata zotërojnë.

Të dhënat zyrtare Tatimet tregojnë se për periudhën janar shtator të këtij viti, bizneset e mëdha shpërndanë 1 miliardë e 200 milionë euro dividentë për aksionerët e tyre ose 6 herë më shumë se vjet.

Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani shpërndan për aksionerët e saj. Por meqënëse ndarja e fitimeve nuk është detyrueshme me ligj, shumë kompani i lënë fitimet për vite të tëra të pashpërndara për të mos paguar taksën, veçanërisht kur ajo është e lartë. Dhe kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri.

Deri në fund të vitit të kaluar, shkalla e taksës së dividentit në Shqipëri ka qenë 15 për qind. Por duke filluar nga një janari i këtij viti, me propozim të qeverisë, parlamenti e uli tatimin nga 15 në 8 për qind.

Sipas ligjit të miratuar me paketën fiskale, kësaj mase ju dha fuqi prapavepruese duke taksuar me 8 për qind edhe fitimet e pashpërndara që bizneset kishin nga vitet e mëparshme. Por me kushtin që këto fitime të shpërndaheshin si divident brenda 30 shtatorit të këtij viti.

Një ligj që mbetet krejtësisht antikushtetues me pasoja të rënda për ekonominë dhe që u bë vetëm për pak biznesmenë.