Librazhd, nis ndërrimi i administratës

527
Sigal

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë dhe në qytetin e Librazhdit prej 3 ditësh ka nisur ndërrimi i administratës drejtuese duke u bërë prezantimet e drejtorëve të rinj që do të drejtojnë për katër vite e ardhshme. Kështu vetëm tre ditë më parë është bërë prezantimi i n/prefekti të Librazhdit, ku është emëruar Mehmet Biçaku, kurse dje janë bërë dhe emërimet e drejtorit të sigurimeve shoqërore. Islam Murrashi dhe drejtori i postës, Xhemal Facja. Por ajo çka është për të theksuar është fakti se me ndërrimin e drejtorëve nisin dhe ethet e administratës së thjeshte si mësues, infermiere etj., të cilët janë të frikësuar për vendin e tyre të punë nëse do të qëndrojnë apo jo, gjë që mbetet për t’u parë në vazhdim. Nëse do të kalosh nëpër qyet, tema e ditës e punonjësve të shtetit është nëse do të jenë nesër apo jo në punë pasi u ka ardhur drejtori i ri. Gjatë ditëve në vijim pritet që të përfundojnë të gjitha  emërimet e drejtorive, ku PS e rrethit të Librazhdit vazhdon në përzgjedhjen e kandidatëve, ku sipas tyre këta njerëz do jenë profesionistë dhe me eksperienca në punë e tyre që do të drejtojnë gjatë këtyre viteve gjë që mbete për t’u parë nëse vërtetë këta persona do të jenë në kategorinë e duhur për të drejtuar, ku deri tani përzgjedhja është bërë me kujdes.