Sigal

Duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar.

Një burim i policisë së Laçit tha që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin.

Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive.

Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha:

‘Shko merr thikën dhe vrite’.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht.

I mituri me inicialet A. S., vdiq menjëherë.

Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të  qëndrojnë në burg bashkë.