Sigal

Policia Rrugore vazhdon kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve gjatë sezonit turistik, kryesisht në fundjavë. Janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit). Janë vendosur 499 masa administrative. Gjatë muajit që shkoi, në Korrik, nuk është shënuar asnjë aksident me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, krahasuar me 1 vit më parë në muajt Qershor-Korrik, kanë ndodhur 35 aksidente më pak. Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, ka vazhduar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë.

Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit dhe plazhin e Tales. Në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të papajisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit).

Janë tërhequr 11 leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 498 masa administrative, nga këto:

• 67 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 119 masa për parakalim të gabuar,
• 20 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera. Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret!