Lezhë – Plumba pistolete makinës në ecje, në kërkim 22-vjeçari

461
Një 22 vjeçar është shpallur në kërkima nga policia e Lezhës, pasi ditën e djeshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër i cili po udhëtonte me makinë.

Policia sqaron se bëhet fjal për shtetasin me “iniciale Xh.D, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij . Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar . Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.“

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal.
Sigal