Një grua 28 vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri në një parukeri në Lezhë. Policia lokale bëri me dije paraprakisht se shtetasja me iniciale E.D,. është qëlluar me armë nga një person ende i pa identifikuar.
Gruaja është dërguar menjëherë për në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore nga mjekët. Dëshmitarët thanë se një person kishte hyrë në parukeri duke qëlluar me armë.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





















