Lezhë – Dy shtetas janë shpallur në kërkim, tentuan të vrasin 46-vjeçarin

446
Sigal

Dy shtetas janë shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve vetëm 17 vjeç, pasi të shtunën (26 nëntor) kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 46 vjeçar, banues në Mirditë. Policia e qarkut të Lezhës bën me dije se ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale, V.A, 58-vjeç, dhe L.A. 17 vjeç,  banues në Mirditë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin , në Mirditë,   pas një konflikti që kanë patur një ditë me parë me shtetasin D.A. 46 vjeç,  banues në Mirditë , kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri”,sqaron policia.

Veprat penale ” Vrasje me dashje  ” e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.