Lezhë/ Aksidenti me dy policë të plagosur, patrulla ishte në ndjekje të një automjeti

338
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Lezhë, ku një makinë police ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy efektivë policie.

Sipas të dhënave të fundit, makina e policisë ka qenë në ndjekje të një automjeti në të cilin udhëtonte një person i dyshuar i shpallur në kërkim.

Nuk ka ende informacione nëse automjeti në ndjekje është ndaluar apo jo.

Ndërkohë që dy efektivë policie ndodhen të shtruar në spital, pasi makina e tyre doli jashtë rrugës.