Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme, OSHEE ende nuk ka ndërhyrë

154
Sigal

Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme.

Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 kw të rënë në lagjen Gurra, duke krijuar panik, ndërsa grupet e OSSHEE janë vendosur në terren, por kërkohet ndërhyrja e OST për të normalizuar situatën.

OSHEE, që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, po pret që të zgjidhet ky problem dhe të ndërhyjë me qëllim që të rikthehet energjia elektrike.