Lëvizjet e pajisjes përgjuese, zbulohen nga oficeri që u trajnua

718
Prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje deklarimin e njërit prej 5 operatorëve të trajnuar nga Interforca me këtë pajisje përgjimi. Nuk bëhet i ditur emri i punonjësit të policisë që ka pranuar se me këtë pajisje nuk është bërë vetëm trajnime, por edhe veprime konkrete në teren. Mësohet se para hetuesve, ai ka treguar ndër të tjera edhe rastin kur së bashku me dy ekspertët italianë dhe të shoqëruar nga përgjegjësi i IT-së Ention Xhelilaj kanë zbarkuar në Seman të Fierit për hetime operative.
Ai ka thënë se në atë zonë, kishte dyshime se persona ende të paidentifikuar trafikonin lëndë narkotike me avion të vegjël. Për të identifikuar dhe gjurmuar numrat e personave të dyshuara si trafikant, efektivi i policisë ka treguar se kanë kryer disa veprime operative në atë zonë duke tentuar zbardhjen e numrave të tyre. Ai ka thënë se në një moment, ekspertët italianë kanë kërkuar që efektivët e policisë shqiptare të largoheshin nga makina dhe për disa minuta kanë qëndruar vetëm, pa ditur se çfarë është bërë në atë kohë.
Por nuk është vetëm ky rasti që agjenti i policisë shqiptare ka tregura për hetuesit e prokurorisë. Mësohet se ai ka shpjeguar me detaje edhe për rastet e gjurmimit dhe identifikimit të numrave të të dënuarve që ndodhen në burgje. Në mesin e personave të përgjuar me këtë pajisje ka qenë Vladimir Gjuta, i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacin e babait të ministrit të Brednshëm por që më pas doli i pafajshëm.
Sigal