Lëvizja e 8 Dhjetorit, u bë me “bijtë’  dhe besnikët e 8 Nëntorit

1696
Sigal

PPSH-ja projektoi ndryshimin e regjimit që pushteti politik të rikalonte në duart e  shërbëtorëve të saj

Sot është 8 dhjetor 2014. Plot 25 vite më parë, në qytetin “Studenti” nisi një protestë e drejtuar nga bijë e bija komunistësh, studentë në degë që u jepeshin vetëm bijve e bijave të besuar të drejtuesve e shërbëtorëve besnik të PPSH dhe diktaturës komuniste. Pas tyre, u futën në lojë pedagogë të privilegjuar, bijë komunistësh e drejtuesish të PPSH, të cilët iu bashkuan me “guxim” lëvizjes studentore. Kjo lëvizje antikomuniste nisi në mbarë vendin. Edhe në rrethe e qytete të Shqipërisë, ashtu si në Tiranë, në krye të lëvizjes ‘anti-komuniste” u vunë të parët bijë dhe bijat e komunistëve dhe drejtuesve të lartë lokalë të PPSH e të diktaturës. Madje, prej tyre u krijuan dhe u drejtuan edhe grupet nismëtare dhe degët e PD e të partive të tjera opozitare. Ishte koha kur qëllimisht, ish-pushteti komunist nuk po i nxirrte nga burgjet politike kundërshtarët realë të komunizmit, gjersa të krijonte partitë dhe kupolat drejtuese të partive gjoja “anti-komuniste”. Në 12 dhjetor 1990, katër ditë pas lëvizjes së 8 Dhjetorit, komunistë, që kishin uzurpuar lëvizjen gjoja anti-komuniste, u njoftuan nga partia komuniste se ishte miratuar krijimi PD. Madje, për të krijuar besimin e PD si “parti antikomuniste”, në janar 1991 pushteti komunist pranoi “ultimatumin” e PD për të liruar të burgosurit politikë! Kjo ishte lëvizja. Brenda muajit shkurt 1991 në Shqipëri ishin krijuar gjithë degët e PD dhe gjithë partitë opozitare gjoja “anti-komuniste”. “Çudia” ishte se kryesia e PD në qendër dhe ato në rrethe, drejtoheshin nga drejtorë, mësues, drejtues të PPSH, të organizatave të rinisë, gruas, bashkimeve profesionale, të gjithë bijë e bija të komunistëve, të tjetërsuar, befasisht si me “pult”, në… “anti-komunistë të tërbuar”! Çfarë kishte ndodhur? Ishte tradhtuar PPSH, apo ishte skemë e PPSH për të vazhduar pushtetin në demokraci, me bijtë dhe shërbëtorët e saj? PPSH krijoji gjithë lëvizjen, jo si demokraci, por si metamorfozë nëpërmjet platformës gorbaçoviane “Katovica”. Nëpërmjet strukturave të larta drejtuese të PPSH në qendër e në rrethe, nën mbikëqyrjen e organeve të sigurimit të shtetit u hartuan “listat përzgjedhëse” me individë, që do të hidheshin në veprim, si “anti-komunistë” dhe që do të themelonin, drejtonin e kontrollonin “frontin opozitar demokratik” dhe pushtetin që formalisht do të zëvendësonte pushtetin komunist 45 vjeçar. Në këto lista individësh e grupesh “anti-komuniste”, u futën vetëm të besuarit e diktaturës komuniste, nga nëpunës të thjeshtë, deri sekretarë të parë të PPSH e Bashkimit të Rinisë Komuniste, anëtarë e kandidatë të KQ të PPSH, ambasadorë, drejtues të lartë të frontit demokratik, bashkimeve profesionale, hetues, gjyqtarë, prokurorë, gazetarë e drejtues të gazetave komuniste, poetë, shkrimtarë, drejtues të institutit M-L, aktorë filmash, shefa sigurimi, profesorë të propagandës komuniste, profesorë universitetesh e deri sekretarë e shërbëtorë të drejtuesve të lartë të udhëheqjes së lartë të diktaturës. Këta u shfaqën befasisht në krye të lëvizjes, u vendosën në krye të saj dhe nisën propagandën e egër “anti-komuniste”, nën thirrjet për “demokraci”. Madje, drejtuesit e gazetave të diktaturës caktuan stafet dhe drejtuan edhe gazetat “anti-komuniste”. Në listën emërore themeluese të PD, prej 345 personash, vetëm 24 nuk ishin “figura” të regjimit komunist në qendër e në rrethe, ndërsa 321 ishin profesorë të njohur komunistë, intelektualë propagandues të ideologjisë komuniste, gazetarë e drejtues të shtypit komunistë, drejtues të PPSH e rinisë në qendër dhe rrethe, këshilltarë, drejtues sektorësh mjekësie, mjekë të familjeve të bllokistëve, poetë, shkrimtarë, muzikantë, aktorë, ushtarakë të lartë, piktorë, skulptorë, sekretarë, familjarë të kupolës komuniste, shefa sigurimi, prokurorë, hetues, gjyqtarë e deri xhelatë birucash e burgjesh të diktaturës komuniste. Vetëm këta u veshën me “pardesy të bardha”. Vetëm ata uzurpuan partitë politike. Vetëm ata krijuan stafet dhe kupolën e pushtetit demokratik të vitit 1992, duke na krijuar këtë katrahurë e shkatërrim që po… “gëzojmë” sot, 25 vite pas 8 Dhjetorit 1990, kësaj farse që sajoi dhe realizoi me sukses ish-kupola e pushtetit komunist.

 Ja 12 udhëzimet dhe zbatimet e platformës “Katovica”

 Saktësisht, në datën 21 tetor 2013, në një prononcim për gazetën “Telegraf”, ish-nëpunësi i një zyre sekretariati në ish-Komitetin Qendror të PPSH, zoti Ilo Kodra, konfirmonte deklarimin e Prof. Servet Pëllumbi, se ndryshimet politike në vitin 1990, nisën me porosi të udhëheqjes së lartë të ish-diktaturës komuniste, duke përdorur me sukses skemën e “Katovicës”, të cilën në mënyrë të kamufluar e futi në veprim Ramiz Alia. Kjo platformë u fut në veprim, u menaxhua dhe u zbatua me sukses nga udhëheqja e PPSH në fillimet e lëvizjes së dhjetorit 1990, në krijimin dhe caktimin e kupolës së PD, pas marrjes së pushtetit prej PD, deri në suksesin e saj të plotë. Sot pas 25 vjetësh, konstatojmë se platforma “Katovica” u zbatua me sukses prej kupolës komuniste të PD, uzurpuar dhe komanduar nga Sali Berisha, sekretari PPSH dhe komunisti ekstremist e besnik i diktaturës. Por, cili ishte buletini “Katovica”, ky udhërrëfyes që “serviri” si “demokraci regjimin komunist me bijtë dhe shërbëtorët e komunistëve? Ja 12 udhëzimet e “Katovicës” të dhëna nga Ramiz Alia në vitin 1990 dhe zbatimi i tyre në Shqipëri.

KATOVICA: Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne dhe programet e themelimit të tyre, duhet t’i formulojmë ne. Në drejtimin e këtyre partive, duhet të vendosim njerëz që të jenë besnikët tanë dhe në vazhdimësi të përkrahin strategjinë tonë.

ZBATIMI: Komunistët dhe shërbëtorët e saj të çdo sektori krijuan PD, por programin e saj e morën të gatshëm në vilat dhe zyrat e diktaturës

KATOVICA:  Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.

ZBATIMI: PD në 22 mars 1992 mori pushtetin dhe komunistët e desantuar në krye saj, së bashku me shërbëtorët e diktaturës komuniste, sa për dekor nisën të shanin komunizmin dhe prej 25 vitesh vazhdojnë ta shajnë atë me “rrënjë e me degë”.

KATOVICA: Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit anti-komunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta na urrejnë, duhen afruar me marifet dhe do ta shihni që do të na vijnë afër e do të na përkrahin.

ZBATIMI: Kjo skemë u zbatua me sukses e marifet nga Sali Berisha, i cili u hoq si “anti-komunist” dhe si “mik” i ish-të dënuarve politikë.

KATOVICA: Të përndjekurit, do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme, por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin.

ZBATIMI: Kësaj shtrese, pushteti komunist i PD i vitit 1992, veshur me “lëvozhgë demokratike”, u dha nga një punë e post pa rëndësi në administratë, por asnjëherë nuk u dha pushtet qendror, duke mos i lejuar të bëheshin dominues dhe drejtues të lartë politikë të PD e të pushtetit të saj.

KATOVICA: Në zbatim të të drejtave të njeriut, të përndjekurve politikë, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit politikë t’i kompletojmë me komoditete banimi.

ZBATIMI: Pushteti i PD-së i vitit 1992, nxori ligje e vendime dhe nisi t’u jepte disa lekë-letra me vlerë false si kompensim të burgosurve politikë, një pjese u dha dhe apartamente banimi, pastaj i braktisi, i mashtroi e i dhunoi.

KATOVICA: Të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë, sa mezi qëndrojnë në këmbë.

ZBATIMI: Kupola komuniste e PD, ofroi në PD të burgosurit politik të moshuar që ishin në prag të vdekjes, ndërsa fëmijët e tyre i la jashtë PD-së, duke futur edhe përçarjen mes tyre.

KATOVICA: Fëmijëve të të burgosurve politikë, këtij brezi që përbën rrezik për vazhdimësinë e pushtetit tonë e të fëmijëve tanë, t’u japim pasaporta për t’u larguar nga Shqipëria dhe me kaq, do të jenë të kënaqur e ne do jemi të qetë.

ZBATIMI: kupola e pushtetit komunist të PD, nxori një ligj të posaçëm që të parët të pajiseshin me pasaporta për jashtë shtetit fëmijët e të burgosurve politikë dhe të mos pengoheshin për të dalë jashtë kufijve dhe pasi ata largoheshin jashtë shtetit, u niste ultimatume kërcënuese të mos ktheheshin në Shqipëri, se gjoja “u rrezikohej jeta”.

KATOVICA: Të sekuestruarve, pra ish-pronarëve do t’u japim nga një copë letër false në dorë që t’u njihet prona, por pronat nuk do t’ua japim kurrë, ato duhet të përfundojnë në pak duar, kjo arrihet duke bërë ligje që t’i ngatërrojmë ata me njëri me tjetrin nëpër gjyqe e konflikte pa fund.

ZBATIMI: Ky fakt nuk ka nevojë për koment, mbasi kupola komuniste e pushtetit të PD e zbatoi me përpikmëri, duke shpërndarë letra false për njohje e kthim prone, por që nuk i ktheu kurrë ato, duke i futur ish-pronarët në hasmëri, gjyqe e konflikte pa fund.

KATOVICA: Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi, duke u dhënë ndonjë punë në zyra sa për t’u mbyllur gojën.

ZBATIMI: Intelektualëve që ishin realisht kundër lëvizjeve demokratike dhe atyre që dolën realisht kundër diktaturës, iu dhanë vende pune në pushtetin e ri të PD dhe ata e mbyllën gojën.

KATOVICA: Që të jemi të besueshëm si anti-komunistë tek anti-komunistët e vërtetë, duhet të bëjmë një propagandë ekstreme kundër komunizmit, madje të shajmë edhe familjet tona.

ZBATIMI: Kupola komuniste e PD-së, organizoi dhe vazhdon edhe sot pas 25 vitesh një propagandë ekstreme e të shfrenuar false gjoja anti-komuniste deri tek fisi i vet, duke fituar besimin e anti-komunistëve e duke u vendosur në krye të të djathtës fiktive.

KATOVICA: Pushteti që do vijë në fuqi, që do të jetë yni dhe i komanduar nga ne, ai do të bëjë disa ndëshkime të vogla sa për sy e faqe ndaj  nomenklaturës së lartë komuniste, por pa pasoja, ndaj të mos kemi frikë, sepse gjithçka është studiuar me kujdes.

ZBATIMI: Kështu veproi kupola komuniste e pushtetit të PD në vitin 1992, bëri disa gjyqe farsë e qesharake kundër kupolës së diktaturës, duke i dënuar ata simbolikisht për shpenzime kafesh e impulse telefonash shtëpie, ndërkohë që duheshin dënuar për krime kundër njerëzimit, ndaj dhe ata qeshnin në sallat e gjyqeve dhe jetonin me komoditete në burgje.

KATOVICA: Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm të jemi ne dhe njerëzit tanë dhe brenda 2-3 legjislaturash pushtet, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.

ZBATIMI: Kjo u zbatua plotësisht dhe tashmë është realitet. Ish-komunistët që bënë sikur përmbysën pushtetin e tyre dhe sikur sollën demokracinë ishin kapitalistët e parë shqiptarë dhe tashmë, ata janë edhe sundues të politikës.

Statistikë, 25 vite pas 8 dhjetorit ‘90

Nga 345 nismëtarët, 36 kanë vdekur

Nga 345 nismëtarët, 217 janë përjashtuar e larguar me intriga e dhunë

Janë quajtur misionarë të komunistëve 284 persona

Janë larguar jashtë Shqipërisë si emigrant 258 persona

Nga 345 nismëtarët, 1 është vrarë si deputet

Nga 345 nismëtarët, 311 janë akuzuar si spiunë

Nga 345 nismëtarët, 46 janë bërë pre e dhunës fizike të kupolës së PD

Nga 345 nismëtarët, vetëm 2 janë ende në kupolën e PD

Ja 13 personat, të cilëve pushteti PPSH u dorëzoi aktin e themelimit të PD

Sali Berisha

Aleksandër Meksi

Arben Lika

Arben Demeti

Alma Bendo

Azem Hajdari

Blendi Gonxhe

Edmond Budina

Eduard Selami

Gramoz Pashko

Ilir Miftari

Merita Zaloshnja

Shenasi Rama

Ja 345 anti-komunistët, që shpërthyen të parët kundër diktaturës komuniste

Sali Ram Berisha, kardiolog

Aleksandër Gabriel Meksi, historian arkitekture

Azem Shpend Hajdari, student

Gramoz Josif Pashko, ekonomist

Edmond Janaq Budina, pedagog

Bardhyl Rexhep Reso, inxhinier

Arben Fahri Imami, regjisor, pedagog

Genc Pëllumb Ruli, ekonomist

Preç Gjon Zogaj, gazetar

Genc Stefanaq Pollo, arkeolog

Eduard Aqif Selami, estet

Merita Xhevit Zaloshnja (Hoxha), ekonomiste

Shinasi Ali Rama, poet

Arben Ramiz Lika, student

Blendi Agim Gonxhe, student

Tefalin Gjovalin Malshyti, student për anglisht

Arben Faik Meçe, pedagog ndërtimi

Arben Ali Demeti, pedagog, inxh. elektrike

Bexhet Mehdi Reso, doktor veteriner

Zenel Mustafa Hoxha, inxhinier

Arjan Murat Manahasa, student arkitekture

Frrok Mark Çupi, gazetar

Edlira Bedri Dedja, pianiste

Lazër Pal Stani, gazetar

Gazmend Ahmet Mahili, student

Eduard Xhevit Zaloshnja, pedagog ekonomi agrare

Robert Musa Mane, inxhinier

Albert Pilo Jerasi, pedagog

Leonard Todi Gremi, pedagog

Edmond Astrit Nemërçka, mësues

Gëzim Mahmut Shima, inxhinier gjeolog

Rasim Mal Hasanaj, mësues

Refit Maske Nushaj, mekanik

Petrit Nevruz Ruka, skenarist

Edmond Vani Trako, pedagog, mjek

Shkëlqim Nezir Daja, regjisor

Ndriçim Xhavit Xhepa, aktor

Konstandin Minella Kapo, inxhinier

Albert Lutfi Shehu, mekanik

Agron Simon Çika, mekanik

Klement Kostaq Shahini, mekanik

Tomor Maske Nushaj, inxhinier

Bujar Kasem Ballo, inxhinier

Kreshnik Ramadan Ndreu, inxhinier

Robert Janaq Budina, student, regjizurë

Bashkim Rexhep Omeri, inxhinier mekanik

Flamur Arif Koçi, regjisor

Abaz Muharrem Veizi, mekanik

Yzeir Agim Muço, inxhinier

Tomor Sali Kokona, koreograf

Ardian Mandi Petrollari, student

Shahin Halit Kadare, mjek

Alma Mete Bendo, studente

Petrit Lirak Dodbiba, K. Sh. Kimike

Bashkim Fehmi Sala, Inxh. elektrike

Fatos Bejto Osmanaj, zv. drejtor i Përgjith. Art. eksp-importi

Rexhep Mustafa Karapici, inxhinier

Vladimir Myrfet Spaho, biolog

Shaban Rexhep Memia, K. Sh. Biologjike

Gëzim Rasim Koçi, student

Enver Hasan Mustafaj, pedagog

Elda Dhimitër Nuni, (pa firmë e të dhëna)

Alfred Rrok Gemi, student, Inst. ILKF

Mimoza Mihail Zhamo, (pa firmë e të dhëna)

Ilir Ismail Dizdari, student, inxh. elektrike

Zef Ndue Brozi, jurist, (mungon firma)

Ardi Pirro Stefa, student për gjuhë-letërsi

Ilenja Spiro Mëhilli, studente filozofi

Emin Edmond Barçi, ekonomist

Blend Mario Ashiku, mësues

Bedri Xhevit Sakaj, mësues

Ridvan Adnan Peshkëpia, student arkitekture

Arben Beqir Broçi, student

Dervish Rexhep Kurteshi, mësues

Arben Sami Basha, pedagog

Misret Idriz Sahiti, mësues

Ndue Ndue Lugja, student gjeologji-miniera

Dritan Durim Koçia, student biokimi

Arsen Dule Çaushi, student, inxh. mekanike

Përparim Njazi Demi, inxhinier, metalurgji

Sokrat Andon Nesturi, inxhinier mekanik

Ernest Ndue Marku, student, inxh. mekanike

Ilirjan Xhelo Beqiri, student, pol. shoqërore

Genci Qirjako Anastasi, inxh. mekanik

Ilir Muharrem Caci, student, inxh. mekanike

Admirim Xhevahir Xhindi, student, fizikë

Sokrat Gaqo Loli, bibliograf

Pandeli Arqile Çavo, teknik

Edmond Lavdosh Dulaj, historian

Luan Hodo Hoxha, punëtor

Ardian Ramazan Saraçi, inxhinier

Ilir Dhimitër Vreto, teknik

Dilaver Esat Ismaili, teknik

Besim Ramazan Mamaçi, inxhinier

Gjergji Mihallaq Stoja, teknik

Skënder Stavro Pashko, teknik

Bujar Vasfi Barçi, ekonomist

Kastriot Enver Qollia, elektronik

Arben Ndreko Rino, inxhinier

Fatmir Ismail Behluli, nëpunës

Ilir Teki Malindi, jurist, nëpunës

Fatmir Ali Tole, piktor

Agim Avni Buxheli, operator

Agron Ymer Domi, operator

Ali Zenel Sata, teknik

Ilir Myftar Myftari, Inxh. elektrik

Thanas Koço Qirinxhi, mësues (muzike)

Altin Sotiraq Gjergo, student (mekanik)

Artan Avduraman Mezini, punëtor

Mevlan Seit Shanaj, regjizor

Agron Vehbi Bala, redaktor

Bashkim Malo Zahaj, skenograf

Rexhep Ali Aliaj, piktor

Sulejman Halit Mato, shkrimtar

Zyber Fadil Dashi, këngëtar

Hektor Prokop Glini, inxhinier

Lulëzim Haxhi Çollaku, teknik

Sotir Llambi Qiriaqi, teknik

Dhurata Nuredin Zoto, zooteknik

Andrea Filip Lako, student (juridik)

Konstandin Naum Qarri, student, inxh. nafte

Artan Edi Asllani, student, inxh. elektrike

Ervin Petrit Peshkëpia, student, inxh. elektrike

Ilir Haki Zylfi, student, inxh. elektrike

Rezart Fejzi Muja, student, inxh. elektrike

Labeat Ndrece Jakaj, student, inxh. elektrike

Ilir Dalip Kurti, student, inxh. elektrike

Besnik Mehmet Bajra, student, inxh. elektrike

Arben Aleksandër Tashko, pedagog

Petraq Dhimitër Shamo, pedagog

Lutfi Hysni Saqe, inxhinier

Leonard Pavlli Gjini, pedagog

Esat Abdulla Emiri, pedagog

Kristaq Koço Strakosha, pedagog

Vehbi Islam Sallaku, laborant

Emil Gaqo Prodani, inxhinier

Vladimir Jorgo Shahini

Mimoza Pëllumb Pashko

Bujar Nezir Bujari

Shpendi Luan Kubarçe

Artan Guri Shytaj

Ilirjan Themo Kaxhiani

Franc Frederik Ceroni

Eduard Isa Dervishi

Artan Arshi Taullai

Stavri Milo Marko

Kastriot Dilaver Sulçe

Ferdinand Aqif Mara

Edmond Betim Kertusha

Jorgo Vasil Ferra

Arben Irakli Prifti

lndrit Pandeli Siapeta

Arben Bektash Ismaili

Adriatik Avni Hazerai

Shuaip Selfa Beqaj

Mirush Hamdi Deliallisi

Ilir Qabir Hysi

Taulant Tefik Bityraku

Altin Hamit Qoshja

Dashamir Hamit Shehi, ekonomist

Jakov Sllavko Plevneshi, murator

Hysen Zyhdi Saraçi, mekanik

Edgar Rahmi Myzyri, mekanik

 Edmond Jordo Mosko, elektriçist

Jaho Zeqir Zeqo, inxhinier

Nexhat Zim Gjinali, inxhinier

Sokol Rafet Shalci, teknik

Vladimir Myfit Maliqi, teknik

Vangjel Sotir Kozma, teknik

Mina Pandi Cani, teknik

Nesip Petrit Kavi, teknik

Llambi Kristaq Pepo, teknik

Arian Muharrem Gjikondaj, inxhinier

Piro Sokrat Gjini, inxhinier

Lili Nastas Dhame, Kandid. Shk. Inxhinierike

Skënder Xhaferr Allkja, inxhinier

Dhurata Qemal Leka, inxhinier

Luljeta Xhezmi Mebelli, inxhinier

Adnan Xhemal Samarxhiu, inxhinier

Sinan Mane Brahaj, nëpunës

Gjon Bib Leka, inxhinier

 Qazim Tahir Striniqi, inxhinier

Remonda Kareman Prendi, teknike

Fadil Sulejman Sallufi, inxhinier

Kostaq Stilian Kaskaviqi, arkitekt

Viktor Resmi Hebibasi, pedagog

Koço Vangjush Bode, inxhinier

Ardian Ismail Shehu, inxhinier

Kont Rrok Rrjolli, pedagog

Paulin Vase Kola, pedagog

Saimir Ahmet Lolja, pedagog

Herkole Pirro Sava, pedagog

Lulëzim mil Hamelli, pedagog

Ejup Adem Gashi, arsimtar

Rinush Fetah Idrizi, studiues

Luan Rasim Pirdeni, pedagog

Vasilika Andon Strakosha, nëpunëse

Bashkim Osman Gazidede, pedagog

Drini Nuredin Zota, elektronist

Ilirjan Çajup Rusmali, jurist

Nikolla Pandeli Janina, matematikan

Eduard Skënder Dragoti, pedagog

Stefan Dhimitër Dhimitri, pedagog

Dhimitër Mihal Doka, pedagog

Behar Sinan Xhodia, student

Klid Anton Thani, student

Sadik Muhedin Sadikaj, student

Hektor Haxhi Kapllani, student

Gerti Ilia Kuqi, student

Indrit Hysen Qerimi, student

Gentian Sotir Kreci, student

Arben Jakup Ibroja, student

Luan Xhemal Meçja, student

Kristaq Nasi Lipe, student

Shkëlqim Mehmet Kalaja, student

Flamur Riza Boja, student

Eduard Spiro Toni, student

Kiço Ilia Muzina, student

Arben Ali Sadiku, student

Edmond Ilia Xhomaka, student

Thanas Anastas Mitro, student

Sajmir Mustafa Avxhiu, student

Artur Shpëtim Nepravishta, student

Besnik Azem Kaloshi, student

Jani Rako Ziso, inxh. elektrike

Ante Jorgo Koja, ekonomist

Martin Pëllumb Toto, inxhinier

Ilir Petrit Radovicka, inxhinier

Ramazan Abdurrahman Hysa, gazetar

Fatmira Shemsi Haxhiu, shkrimtare

Engelfrida Andrea Idrizi, kritike letrare

Edmond Skënder Tupja, përkthyes

Odise Kristo Grillo, shkrimtar

Fatos Baki Kongoli, shkrimtar

Sevim Hilmi Arbana, botuese

Elsa Robert Ballauri, shkrimtare

Dragush Seit Canka, mjek

Ivoni Kristaq Reso, shkrimtare

Theodhora Theofan Nepravishta, arsimtare

Dritan Vasillaq Shano, student

Dhori Sotir Zoto, punëtor

Gazmend Shezai Shpata, student

Izet Idriz Haxhia, student

Neki Llambi Dervishi, student

Ardian Mehmet Mehmeti, student

Eduard Luan Prodani, inxhinier

Zamir Bedri Shehu, student, ekonomik

Demir Aqif Sakaj, student, kimi industriale

Artur Rexhep Zuriqi, student, kimi industriale

Skënder Musa Milaqi,  studnet, mekanikë

Leonard Sami Kajtalli, student, kimi industriale

Aleks Gjergo Andoni, student, kimi industriale

Nereida Sami Kapisyzi, studente, fizikë

Valbona Dilaver Bedini, studente, fizikë

Lindita Ramadan Drinziu, studente, fizikë

Mimoza Bajram Sinani, studente, fizikë

Lindita Enrik Vukaj, studente, fizikë

Arleta Preng Gjoka, student, fizikë

Adnand Asim Berdica, student, filozofi

Helidon Ylvi Tahiri, student, filozofi

Fatjon Ali Batku, student

Përparim HALILI