Letra e Ruçit/ Përgjigjet zëdhënësi i Metës: Presidenti e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues. Ka propozuar tre emra për KLSH

363
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, në lidhje me letrën që kryeparlamentari Ruçi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta, për propozimin e emrit të kreut të KLSH-së, sipas afateve kushtetuese.

Blushi thotë se Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

STATUSI I PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.