Letra e fundvitit e Ramës për pensionistët

509
Sigal

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që çdo pensionisti bashkë me shpërblimin e fundvitit t’i shkojë edhe një letër në zarfin që e shoqëron atë.

Kryeminsitri shprehet i bindur që as rritja e pensioneve dhe s shpërblimi nuk mjaftojnë për të përmbushur gjithë nevojat që një pensionist ka, por kërkon që ata ta mirëkuptojnë dhe të besojnë se qeveria do përpiqet me mish e me shpirt për më shumë në vazhdim.

I/E dashur 

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë

Dua të dini që jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë Tuaja dhe sot ndjehem mirë që mund të ndaj me Ju, një rezultat të parë, konkret të reformave tona të thella e të vështira. Do të rrisim +3% pensionin tuaj duke nisur nga 1 Marsi i vitit që vjen. E di që nuk mjafton! Me këtë vetëdije, në prag të Vitit të Ri, kemi ndarë mënjanë për çdo pensionist 6.000 lekë të reja! Kjo është shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë në vigjilje të festave të fundvitit nga qeveria për pensionistët.

Edhe kjo e di që nuk mjafton për të qenë të qetë në raport me nevojat Tuaja. Por jam i bindur në mirëkuptimin Tuaj dhe dua të dini se do vazhdojmë përpjekjet, me mish e me shpirt, që të bëjmë edhe më shumë në vazhdim.

Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri, me shëndet e plotë të mira për Ju e për të afërmit Tuaj.