Leonidhas Rokanas: Greqia do ta mbeshtesë reformën në drejtësi

474
Ambasadori i Greqisë ne vendin tonë, Leonidhas Rokanas në emër të shtetit helen ka mbështetur reformën në drejtësi. Në tryezën e radhës konsultative me ekspertë të nivelit të lartë, Rokanas tha se nuk ka aleternativë tjetër përvecse vazhdimit të kësaj reforme.

Rokanas: Kjo reformë ka të bëjë me ju në radhë të parë, pastaj me Europën. Nuk ka liri pa sigurinë e shtetit të së drejtës. Komisioni ad hoc ka bërë një punë shumë të mirë. E kjo vetëm për një vit, është një hap shumë i mirë përpara. Greqia do ta mbeshtesë këtë reformë dhe po e bëjmë. Nuk ka alternativë tjetër përveç asaj të vazhdimit me këtë reformë.

Ndërsa i ngarkuari me punë i Suedisë, Johan Ndisi, u shpreh se Suedia e sheh Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Sigal