Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2, epiqendra afër Tiranës

311
Sigal

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra nga Shijakut dhe 29 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:18 minuta të paradites së sotme.

Kujtojmë se pas dy tërmeteve të forta, të atij të shtatorit 5.8 dhe të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Në tërmetin e nëntorit fatkeqësisht humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën si dhe u shembën qindra banesa.