Lëkundje të forta tërmeti në vend, magnituda 4.6 e shkallës rihter

305
Sigal

Një seri lëkundjesh të forta tërmeti janë ndjerë pak pas mesnatës në Shqipëri.

Sipas CSEM, ka qenë fillimisht një lëkundje me magnitudë 4.6 e shkallë rihter, që ka tronditur vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 41km nga Tirana dhe 27km nga Durrësi. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete.

Lëkundja e dyta ka patur magnitudë 3.2 të shkallës rihter dhe është regjistruar rreth të njëjtës zonë.

Më pas ka patur dy lëkundje të tjera, respektivisht me magnitudë 2.6 dhe 3.5 të shkallës rihter.