Lejonte ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit në Berat

210
Sigal

Policia e Beratit ka goditur një aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit, ku ushtrohej online kjo veprimtari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari I lokalit ku ushtrohej onlinë kjo veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, konstatuan një rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët arrestuan shtetasin K.K., 33 vjeç banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të tij konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.