Lehtësohen kreditë, BSH: Më e lehtë të marrësh kredinë konsumatore

551
Në tremujorin e dytë të vitit standardet e kredisë mbeten pothuajse të pandryshuara për biznesin dhe u lehtësuan për individët, raporton Banka e Shqipërisë.
Faktorët kryesorë që ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të bankave për kredinë dhënë bizneseve janë konkurrenca në tregun bankar dhe niveli i likuiditetit të bankave. Kurse faktorët që kanë ndikuar në kahun shtrëngues vijojnë të mbeten kreditë me probleme, situata makroekonomike, si dhe problemet specifike të sektorit. 
Politika lehtësuese e bankave ndaj kredisë për biznese u zbatua kryesisht nëpërmjet zvogëlimit të komisioneve dhe marzhit mesatar, ndërsa shtrëngimi i kushteve për këtë kategori u krye nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral. 
Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për kredinë konsumatore, ndërkohë që për kredinë për blerje banese kushtet mbeten të pandryshuara. 
Nga vrojtimi del se bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit për individët, ndërsa për bizneset standardet pritet të mbeten të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2017. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi parashikohet në rritje si nga bizneset ashtu edhe nga individët.
Sigal