Legalizoi 3 vila që nuk ekzistonin, biznesmeni Arben Reli nuk ndalet abuzimet!

2302
Sigal

Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranë mori të pandehur biznesmenin Arben Relin, pasi kishte legalizuar tre vila të pandërtuara në zonën e Farkës dhe një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Bashkë me Relin, hetimet nisën edhe për dy zyrtarë të ALUIZNI Tirana-Rurale, ish Drejtorin Afrim Ismailit dhe përgjegjësi i hartografisë dhe i përpunimit të informacionit gjeografik, Sokol Ismaili. Në muajin maj 2019 gjykata e Tiranës ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” për Afrim Ismaili, i cili sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Dy zyrtarët e lartë të ALUIZNI-it, kanë legalizuar katër objekte ndërtimore të cilat zotërohen nga biznesmeni Arben Reli, ku tre nga këto objekte nuk kanë ekzistuar fare. Pra, janë legalizuar përpara se ato të ndërtoheshin. Për këto shkelje të rënda, prokuroria e Tiranës ka marë nën hetim dhe biznesmenin e ndërtimin Arben Reli, i cili njihet si një nga investitorët në ndërtimin e vilave në zonën e Farkës.

Hetimi ka zbuluar se biznesmeni Reli ka përdorur dy emrat e djemve të tij, Anri Arben Reli dhe Esli Arben Reli, për të bërë vetëdeklarimin në zyrën e ALUIZNI-it dhe më pas ka vijuar procedurat në kundërshtim të hapur të ligjit dhe rregullores, për legalizimin e objekteve që në fakt nuk ekzistonin fare në teren.

Djali i biznesmenit Arben Reli me kryebashkiakun e Korçës

Vijon abuzimi!

Gazeta SHQIP mëson nga burime konfidenciale, se biznesmeni Arben Reli po përdor të njëjtën metodë legalizimi, edhe për një hotel në Korçë. Sipas informacioneve që disponojmë, Reli ka kërkuar legalizimin e një objekti, por pa qënë pronar i tij. Kjo është absurde dhe e padëgjuar më parë, sesi mund të legalizosh një pronë për të cilën nuk je pronar i saj.

Nëse kjo ndodh, atëherë ky rasti i dytë brenda pak muajve, që biznesmeni Reli abuzon me procedurat e legalizimit, ku nëpërmjet falsifikimeve po tenton të uzurpojë një hotel, në një zonë turistike të Korçës.

Gazeta SHQIP disponon dokumenta të kësaj shkelje si dhe pamje filmike ku Ministra të qeverisë aktuale e kanë vizituar hotelin, që po tentohet të legalizohet në shkelje të hapur me procedurat ligjore.