Legalizimi i kanabisit/ Spartak Braho: Rama fumator ka qenë në rininë e tij dhe deri vonë. 300-400 mln euro nga shitja e drogës ikën në bankat e Zvicrës në llogaritë e…

134
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho duke folur per vendimin per legalizimin e kanabisit per qellime mjekesore ne vendin tone, tha se jemi te papergatitur per ta bere kete.
Sigal

Nderkohe sa i perket paralajmerimit te Rames se ne keshillimin e ardhshem kombetar do pyese shqiptaret nese do shkohet dhe drejt perdorimit vetjak, Braho tha se Rama “ka parasysh dhe veten e tij ai se ai fumator kanabisi ka qenë në rininë e tij dhe deri vonë por le ta pijë punë e tij”.

Pyetje: Legalizimi për qëllime mjekësore i kanabisit dhe paralajmërimi i kryeministrit për përdorimin vetjak të kanabisit?   

Spartak Braho në News24: Tek ky përdorimi vetjak ka parasysh dhe veten e tij ai se ai fumator kanabisi ka qenë në rininë e tij dhe deri vonë por le ta pijë punë e tij.

Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit. E para ekonomikisht, kjo përvojë që e kaloi Maqedonia është sektor që ka dalë me humbje, kjo do masa të forta.

Të lejosh kultivimin industrial do të thotë të kesh siguri të plotë se këtu për 2015- 2017 u bë nami u kanabizua Shqipëria nën qeverisjen e Ramës.

E fitoi një kategori në këtë periudhë. Ikën nja 300-400 mln euro nga shitja e kanabisit në llogari të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Nuk jemi të përgatitur me logjistikë.