Lë qelinë e burgut Moisi Habilaj, mediat italiane: Do të qëndrojë në arrest shtëpie

374
Sigal

Le qelinë e burgut dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie Moisi Habilaj.

Mediat italiane shkruajnë se ai do të qëndrojnë në arrest shtëpiak në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes së tij.

Vendimin për trafikantin shqiptar të drogës, i afërm me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, është marrë nga Gjykata e Apelit në Catania.

Ajo pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Gjykata pasi lexoi kërkesën dhe shqyrtoi faktet e pranoi atë. Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.