Lazarat, vijon operacioni, ndalohen të rinj të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje

493
Vijon operacioni për kapjen e personave që qëlluan mbi policinë në Lazarat. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka ndaluar tre të rinj që dyshohen të jenë bashkëpunëtorë në vrasjen efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha. Burime nga policia sqarojnë se në orën 05:00 u ndaluan Klodian Selimi 19-vjeç, Elvis Boçi 19 vjeç dhe Dervish Gaba 20 vjeç, te tre banues ne Lazarat.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit e mësipërm pasi dyshohet se këta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë,”- bëhet me dije nga policia.
Ndalimi i tyre u bë për veprat: “ Vrasja e punonjësit të policisë,/në bashkëpunim/tentative si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda të parashikuara nga nenet Neni 79/b-25-22 dhe 278/5 të K.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. “ thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë për median mëngjesin e 27 qershorit.
Sigal