Lazarat, trafikanti bën për spital biznesmenen, policia e liron pas shoqërimit në komisariat

541
Sigal

Dhunohet një biznesmene grua në Lazarat të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në një prej magazinave që përqendrohen në lagjen Kordhocë ku biznesmenia Lavdie Buzheri, nga Lazarati u dhunua nga Alfons Buzheri. 35 vjeç i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Debati mes tyre ka lindur brenda në ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë në ambientet e veta. Kjo ka ngjallur reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat dhe nga ku më pas është liruar.

Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të renduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.