Largoi fëmijët dhe goditi me thikë gruan, zbardhen detajet nga plagosja në Korçë, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

89
Sigal

Plagosje në Korçë. 46-vjeçari Aleko Myrtellari ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 38-vjeçaren, Marjola Myrtellari.

Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori, 46-vjeçar është larguar menjëherë, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij. Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.