Largimi i pushuesve paralizon qarkullimin në veri, ja zona më problematike

57
Sigal

Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situata më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.

Mësohet se, trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit.

Problematike e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues në plazhet e Lezhës.