Largimi i emigrantëve shqiptarë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë, vështirësohet kalimi në kufirin grek

106
Sigal

Ditën e sotme fluks i lartë mjetesh nga Shqipëria drejt Greqisë ka krijuar një radhë të gjatë në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia është duke punuar me kapacitete maksimale sportelesh dhe personeli.

Pala shqiptare punon me 5 sportele ne dalje, ndërsa ajo greke me 1 sportel ne hyrje.

Aktualisht, sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve Shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.