Sigal

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në vendin e quajtur “Te shinat”. Dëshmitarët kanë rrëfyer se është qëlluar nga një automjet tip Audi drejt një të riu.

Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar. Por nga hetimi paraprak i policisë rezulton se një person ka qëlluar në ajër me arme zjarri tip pistolete.

Është identifikuar autori dhe automjeti i përdorur prej tij. Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.