Autoritetet lajmërojnë turistët dhe banorët e zonës së Thethit që të jenë të kujdesshëm pasi po bien orteqe në atë zonë, bile në disa raste edhe në rrugën automobilistike që të çon në Theth.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin.
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks.





















