Lajme të mira për ata që duan të pushojnë, gushti mbyllet me diell, temperaturat do të shkojnë në 38 gradë celsius

263
Sigal

Për ata që kanë marrë pushimet dhe duan të kalojnë dy javët e fundit të gushtit në plazh ka lajme të mira.

Muaji i fundit i verës pritet të vijojë me mot të mirë dhe temperatura të larta.

Meteorologu Akil Osmani tha për “News 24” se në zonat bregdetare do ketë rritje të temperaturave deri në 38 gradë celsius, ndërsa vranësira të pakta në zonat malore.

“Zonat bregdetare do të jenë në dominimin e orëve me diell.

Pritet që të kemi rritje të vlerave termike, në zonat bregdetare 37-38 gradë celsius. Rritje e vlerave termike edhe në zonat malore 31-32 gradë celsius.

15-ditëshi i dytë i gushtit do të jetë kryesisht me diell. Në zonat malore do të ketë vranësira të pakta”, shpjegoi Osmani.