Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar covid-19, mjafton vetëm …

287
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) ka deklaruar zyrtarisht se ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë të vetme.

Sipas kësaj agjencie, kjo vaksinë nuk mund të bëhet më herët se periudha prej 6 muajsh pasi e ke kaluar infektimin.

Opinioni i AIFA-s, i cili ndjek hulumtimet mbi zhvillimin e antitrupave tek njerëzit që janë sëmurë me Covid, duhet të përfshihet në një qarkore të re nga Ministria e Shëndetësisë.

Një vendim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm sepse do të vinte në dispozicion shumë më tepër doza vaksinash. Jo vetëm kaq, ajo gjithashtu do të konfirmonte hipotezën se ata që janë shëruar mund të jenë më pak subjekt i infeksioneve të reja, të paktën brenda një periudhe të kufizuar kohore.