Lajm i gëzueshëm/ Lind në Prizren foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit, lumturi në familjen Hoda

491
Sigal

Lajme të mira me ne fund na vijnë për të prekurit nga tërmeti. Manushaqe Hoda nga Durrësi, nuk e kishte menduar kurrë që djalin do ta lindte në Prizren.

Por ja që ndodhi kështu, pasi pas tërmetit të 26 nëntorit ajo u nis drejt Kosovës, për tu strehuar në Parkun Inovativ.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabël. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”.

Nga tërmeti që goditi vendin një javë më parë, pati 51 viktima, 913 të lënduar dhe 47 persona u shpëtuan. 22 të tjerë ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës.