LAJM I FUNDIT/ Përplasen dy automjete “kokë më kokë” në Sauk, 5 persona janë dërguar në spital

228
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Saukut në dalje të Tiranës.

Sipas raportimeve të para bëhet me dije që përplasja ka qenë e fuqishme ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur duke u dërguar në spital.

Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMW ku shpejtësia dhe devijimi i rrugës dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti të frikshëm. Automjeti tip BMW ka devijuar për të shmangur dëmtimet në rrugë dhe për pasojë është përplasur “Kokë më kokë” me automjetin tjetër.