LAJM I FUNDIT/ Makina gjatë lëvizjes “shpërthen” në flakë në rrugën e Arbrit, ja për çfarë dyshohet…

137
Sigal

Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.01.2022, në rrugën e “Arbrit”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.