LAJM I FUNDIT/ Aksident në Berat, dy shoferët në gjendje të rëndë nisen me urgjencë drejt spitalit, përplasja e fuqishme “kokë më kokë” (Detajet)

220
Sigal

Aksident në hyrje të qytetit të Kuçovës, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri prej mjeteve përfundon në kanal. Banorët e zonës nxjerrin shoferin nga makina.

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Kuçovës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Mjetet,njëri tip Benz me targa BR 22 44 B dhe tjetri i tipit BMË me targa AA 529 JH,po udhëtonin në sense të kundërta dhe janë përplasur ballazi.

Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë nxjerre nga mjeti Benz që përdundoi në kanal drejtuesin e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Si rezultat i aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve,të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga njê parakalim i gabuar i mjeteve.