LAJM I FUNDIT/ Aksident me pasojë vdekjen në Kavajë, shoferi shoqërohet në komisariat

228
Sigal

Automjeti në Kavajë përplas këmbësorin, ndërron jetë 60-vjeçari.

Njoftimi i plotë:
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.