LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal, një person humb jetën

178
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj në Mirditë. Viktima me inciale M.Gj. është përplasur nga një automjet tip “Benz ” me drejtues M.G.,60 vjeç.

Ky i fundit është shoqëruar nga shërbimet e policisë së Mirditës për veprime të mëtejshme.

“Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.