Lagja “3 Dëshmorët” prej ditësh pa drita

582
Banorët e lagjes 3 Dëshmorët në Tiranë prej disa ditësh kanë probleme me energjinë elektrike. Ata shprehen se energjia ikën në orën 8:00 të darkës dhe vjen në 9:00 të mëngjesit. Dhe këtë problem e ka pallati 124 në këtë lagje si edhe një godinë tjetër. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk i ka vënë në dijeni banorët nëse ka ndonjë defekt apo nëse janë duke bërë punime. Mësohet se, si pasojë e kësaj mungese në energji, banorët kanë edhe probleme me ujin si edhe janë të shqetësuar edhe për fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të studiojnë. Minimumi që mund të bëhej për këta banorë do të ishte të njoftoheshin paraprakisht për këtë problem.
Sigal