Laerti i Postës, tender 20 mijë euro për të monitoruar mediat

949
Sigal

 

Drejtori i pezulluar i Postës Shqiptare, Laert Durat, i ka “kërkuar” vartësve që të monitorojnë mediat. Investigimet e njëpasnjëshme që faktuan abuzimet në këtë Sha., kanë detyruar drejtuesit e Postës Shqiptare që të bëjnë një tjetër tender, kësaj herë për të monitoruar pikërisht kronikat apo shkrimet e mediave pro dhe kundër këtij institucioni që është me vetëfinancim.

Laerti, i cili u vetëpezullua nga detyra pasi është kandidat për deputet i PS-së në Gjirokastër, ka qenë në qendër të disa abuzimeve, kryesisht me procedura tenderuese. Dhe, për ta “shpëtuar” pikërisht në këto abuzime, eprorët e tij kanë e vendosur kandidat për deputet, duke kërkuar që ai të ketë imunitet përballë ndonjë hetimi të mundshëm.

Sipas dokumenteve, Posta Shqiptare, më saktësisht Hipokrat Biba, i cili është zëvendësi i Laertit, ka hapur një tender me objekt “kontratë monitorimi”. Fondi për këtë tender është 1.980.000 lekë, pa TVSH. Ndërkohë, po ti shtosh edhe TVSH-në, fondi shkon në mbi 20 mijë euro.

“Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin do të jetë 12 muaj kalendarike nga data e nënshkrimit të kontratës, ndërsa tenderi do të zhvillohet në datën 12 prill 2021” thuhet në dokumente. Sipas tyre, Posta Shqiptare kërkon një specifikim të materialeve, kryesisht monitorimi i mediave TV, portale dhe gazeta.

“Monitorimi i lajmeve, kronikave, artikujve, 24 orë, i të gjithë mediave televizive, portale dhe gazeta, ku përmendet Posta Shqiptare. Monitorimi do të përfshijë 12 kanale televizive, 100 faqe ëeb dhe 20 gazeta dhe revista” thuhet në këto dokumente sipas boldnews.

Pas monitorimit, do të bëhet edhe arkivimi dixhital i të gjitha lajmeve të publikuara apo transmetuara në media ne lidhje me Posta Shqiptare Sh.A gjatë gjithë periudhës së shërbimit me të gjithë elementet e tyre duke përfshirë datën, median, titullin, përmbajtjen, rubrikat si dhe autorin. Një kërkesë tjetër do të jetë një mundësi kërkimi në arkiv sipas medias së shkruar, datës, autorit, rubrikës dhe përmbajtjes.

“Monitorimi, raportimi dhe arkivimi dixhital i lajmeve duhet të jetë lehtësisht të aksesuara me anë të fjalëve kyçe të publikuar në shtypin e përditshëm, portalet online të lajmeve dhe TV. Duhet të ketë një qasje online në ëeb faqen e arkivit dixhital të të gjithë lajmeve pa ndërprerje 24 ore, 7 ditë të javës. Lajmet duhet të jenë të kategorizuara në rubrika. Kërkohet edhe arkivim dhe qasje online i emetimeve në kohë reale si dhe i arkivës në jo më pak se 8 (tetë) TV për jo më pak se 3 muaj nga dita e transmetimit” janë kërkesat e Postës Shqiptare. Por, ajo që bie në sy në kërkesa është edhe akuzat ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Ja se çfarë shkruhet në dokumentet e tenderit: Shpërndarja kronologjike e përmendjes, citimeve të fjalëve kyçe që lidhen me strukturat Posta Shqiptare Sh.A apo drejtuesve të tyre.