Laç/ Makina përfundon në përrua, dy vajzat marrin dëmtime të lehta

90
Sigal

Shpëtojnë mrekullisht dy të reja teksa mjeti i tyre është përmbysur duke përfunduar në një përrua.

Dy të reja po udhëtonin me një autoveturë në drejtim të Kishës së Laçit.

Pranë një ure autovetura ka rrëshqitur duke u përmbysur, ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor.