Sigal

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri e reja Briselda Gjikolaj dhe u plagos shtetasi Erjon Bengo.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, i cili është 19-vjeç e banor i Laprakës.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Gjikolaj 17 vjeçe dhe Bengo 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia  Gjikolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi Bengo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, njofton policia.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.