Ky është truku që ju duhet për makinën tuaj këtë dimër

945
Çdo veturë ka shpenzime për ta mbajtur dhe kur nuk keni mundësi që të keni një veturë me teknologjinë aktuale të makinave, ajo çfarë duhet të bëni është të gjeni metoda të tjera se si ta bëni makinen tuaj të përshtatshme për jetën tuaj aktuale.
Më poshtë gjeni 6 truke të dobishme që ju duhen për makinen tuaj, kudo që të shkoni.
1. Shkrini akullin në dorezat e dyerve të veturës me pastrues duarsh
Sigal

    

A keni ditur se dezinfektuesi i duarve mund të shkrijë akullin dhe borën? Herën tjetër që është shumë ftohtë dhe dorezat e dyerve të veturës janë të ngrira, përdorni pak dezinfektues anti-bakterial që ka alkool dhe akulli dhe bora do të largohen shumë shpejtë.

2. Largoni gërvishtjet në makinë me pastrues të thonjve

    

Nëse e keni gërvishtur veturën, mënyra më e mirë për të hequr gërvishtjen është duke përdorur pak pastrues të thonjve.

3. Përdorni tepihët e veturës kur ngecni në borë

    

Nëse ngecni në borë, përdorni tepihët që ndodhen brenda në veturën tuaj, që vetura lehtësisht të kalojë.

4. Mbajeni iPhone-in me një ‘rrip’ elastik

    

Nëse nuk keni se ku ta lini celularin përderisa jeni duke vozitur dhe njëkohësisht duke shikuar në të, qoftë për GPS apo diçka tjetër, mënyra më e mirë është që me një rrip elastik ta vendosni atë që të rrijë në mënyrë të qëndrueshme në veturë. Këtë mund ta bëni duke e shikuar foton më lartë.

5. Jepni veturës një shkëlqim dhe një mbrojtje nga shiu me shampon të flokëve

    

Nëse nuk keni ndonjë mënyrë tjetër se si t’i jepni veturës një shkëlqim mahnitës, ju mund ta bëni këtë me shampon flokësh. Do të mahniteni nga rezultatet!

6. Pastroni dritat me pastë dhëmbësh

    

Nëse ju duket se nuk po pastrohen mirë kur po e pastroni veturën në autolarje, ju mund t’i pastroni dritat me pastë dhëmbësh.