Kuvendi miraton sot Buxhetin 2021, 400 mln euro për koncensionet

348
Sigal

Parlamenti do të miratojë sot projektbuxhetin e vitit 2021. Ajo që bie në sy është se qeveria Rama ka në projekt për të kaluar me votën e deputetëve një shumë prej 400 milionë euro të tjera për koncesione të reja.

Përveç miliardave lekë të firmosura deri tani nga kryeministri për PPP, koncensione, tenderime etj në këtë projektbuxhet, që po kalon në parlament, janë planifikuar edhe 400 milionë euro.

Shuma, e cila mund të përdorej për rritjen e rritjen e pensionëve, pagave, biznesin, për rrugë, shkolla e spitale apo edhe për mbështjejen lidhur me përballimin e pandemisë, ku Covid-19 ka kaluar çdo parashikim, Qeveria vijon të mendojë për financimin dhe pagesat e koncesioneve që zotërohen nga disa biznesmenë pranë Qeverisë.

Megjithëse është kritikuar nga FMN, Banka Botërore, shoqatat e biznesit, opozita e bashkuar, lidhur me borxhet e mëdha që po iu lë shqiptarëve, Kryeministri vazhdon në dhënien e gjithçkaje me koncesion.