Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të Bashkim Finos

196
Sigal

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të deputet Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga Covid-19. ”Më lejoni të kujtojmë atë që kemi humbur para disa ditësh. Ne kemi humbur një shok, një mik, një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike, Bashkim Finon. Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar respektuar, një shok i mirë, që jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur këtu dhe jashtë. Pak fliste në seancat plenare. Më lejoni që dhe në emrin tuaj të mbajmë një minutë heshtje”,-tha drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi.